Subscribe

Nëse deri disa ditë më parë, i vetmi investim i sigurt dhe që të siguronte fitim, ishin bonot e thesarit të qeverisë, sot interesi që merr një qytetar, i cili ble letrat me vlerë është 0. Në ankandin e fundit të organizuar nga Banka e Shqipërisë, interesi i bonove me afat 1 vjeçar arriti në 1.7% duke u barazuar kështu me inflacionin vjetor. Por cila është mënyra më e mirë për të investuar paratë në këtë kohë? Ekspertët thonë se siguria më e madhe dhe interesi më i mirë është blerja e obligacioneve, letra me vlerë të cilat kanë afat më të lartë se një vit e që mund të shkojnë deri në 10 vite. Sa më e gjatë të jetë periudha e maturimit të obligacionit, aq më shumë rritet dhe interesi. Ekonomistët bëjnë thirrje që qytetarët të kenë kujdes nga firma spekulante të cilat përmes fondeve të investimit marrin si depozita paratë e qytetarëve, por risku i kthimit të tyre është i lartë. Interesi i lekut është në nivelin më të ulët historik dhe ka zbritur në 1.75%. Kjo ka bërë që fitimi nga depozitat të shkojë drejt vlerave negative. Banka e Shqipërisë ka ndjekur një politikë lehtësuese njësoj si Banka Evropiane dhe ato të rajonit. Për periudhën në vijim, plani është që interesi të bjerë më poshtë. Borxhi i qeverisë po lehtësohet, por problem mbetet te kursimet e qytetarëve të cilët gjithnjë e më shumë po paguajnë situatën e vështirë të cilën po jeton ekonomia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *