E martë, 6 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Asnjë denoncim për dhunë për Olsi Çekiçin/ Nëna nuk kërkoi kurrë urdhër mbrojtjeje

Burime zyrtare të siguruara nga “Vizion Plus” pranë komisariatit të policisë së Pogradecit bëjnë të ditur se nuk kanë asnjë rast që familjarët e autorit të kenë denoncuar Olsi Çekiçin për dhunë të ushtruar kundrejt tyre.

Reklamë

Kjo gjë është konfirmuar edhe nga zyra e shtypit të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë duke bërë të ditur nga njëra anë se ky person është evidentuar nga strukturat e policisë si njeri i dhunshëm.

Reklamë

Por nga ana tjetër, nuk ka patur asnjë denoncim të mundshëm nga familjarët për dhunë ndaj tyre.

Nëna e tij në asnjë rast nuk ka kërkuar urdhër mbrojtjeje të menjëhershëm nga ana e  policisë.

Firdes Çekiçi u vra në moshën 70-vjeçare nga djali i saj, Olsi. Ky i fundit është me problem mendore. Ai i preu nënës kokën me thikë dhe më pas ja vari tek porta e shtëpisë. E gjithë lagjja është e tronditur nga kjo ngjarje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë