Subscribe

Heqja e ekskluzivitetit te fluturimeve nga aeroporti “Nene Tereza” do te sjelle ulje te çmimeve te biletave, por se kur do te ndodhe kjo qeveria nuk ka një përgjigje. Tre ministrat, Haxhinasto, Ahmetaj kane mbrojtur ne Komisionin e Ekonomisë marrëveshjen e arritur si nje thyerje te monopolit. Por ata nuk ishin ne gjendje të thoshin një date se kur aeroporti i Kukësit do te vihet ne pune, ndërsa ende nuk është përcaktuar vendi se ku do te ndërtohet ai Vlorës. Per opozitën keto paqartësi, tregojnë se per disa vite fitues i vetëm i kësaj marrëveshje eshte koncesionari i Rinasit. Diskutimi ne komision është shoqëruar edhe me debate, mes Bodes dhe Ahmetaj per leverdishmërinë e kontratës. Pjese e diskutimeve ka qene edhe rishikimi i tarifave aeroportuale. Per qeverinë ky eshte nje ngërç qe e krijon kontrata e nënshkruar qe ne vitin 2004. Ne vitin 2015, aeroporti “Nene Tereza” shënoi 1.9 milion pasagjere, 65% e tyre do te preken nga hapja e nje aeroporti te ri, pasi janë pasagjere shqiptar, te cilët rezultojnë te gatshëm per te përdoruar nje tjetër destinacion edhe pse me vendndodhje me te largët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *