E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Asllani: Synojmë lavdinë në Champions

Nga aspekti personal, te finalja e Champions League ndaj PSG, mesfushori i Interit, Kristjan Asllani i tha të gjitha në një intervistë për Inter TV.

“Pa dyshim që këtë sezon jam rritur shumë,” u shpreh Asllani. “Të jesh çdo ditë pranë kampionëve të mëdhenj, nuk të ndihmon vetëm në fushë, por edhe si njeri. Tani na duhet të përgatitemi sa më mirë për finalen e Champions-it, sepse e dimë fare mirë çfarë peshe ka kjo ndeshje.”

Asllani pranoi se mendimi për finalen është gjithmonë i pranishëm, edhe në përditshmërinë më të zakonshme:

“Edhe kur je në shtëpi me familjen, të ndodh të mendosh për këtë sfidë. Nuk është një rast që i jepet kujtdo. Dua ta sjellim në shtëpi këtë trofe.”

Reklamë

Në fund, një fjalë zemre për shokun e repartit, Hakan Çalhanoğlu, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në formimin e tij te Interi:

“Nga Hakan kam mësuar jashtëzakonisht shumë. Është një rol i vështirë, por ai është një mësues i vërtetë. Jam me fat që kam pasur mundësinë ta kem pranë në këto vite.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë