Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
09 February 2026
Vizion fokus

Shembja e 2 ndërtesave në Liban, shkon në gjashtë...

Masa të reja duke nisur nga vera për të...

Aksident tragjik në Greqi, makina bie nga shkëmbi, humb...

Shteti është rregullator apo aktor? Revanshi i kompanive publike...

Sigurimi i banesës, cilat janë ndërtimet më të riskuara...

Taksa e tërmetit, çfarë ndodh nëse qytetarët refuzojnë ta...

Fituesja e Nobelit për Paqe dënohet me 6 vjet...

Nesër nis faza përfundimtare e gjykimit ndaj Thaçit dhe...

Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit...

Sulmi ndaj gjeneralit rus në Moskë, arrestohet një tjetër...

“Asllani si vëlla”, Çalhanoglu: Do të jetë pasardhësi im tek Interi

28 Dhjetor 21:15

Hakan Çalhanoglu është i bindur që Kristjan Asllani do të jetë pasardhësi i tij në skuadrën e Interit. Mesfushori turk i ka thurur elozhe lojtarit të Kombëtares duke thënë se e konsideron si vëlla dhe po e ndihmon shumë që të rritet.

Ai gjithashtu ka treguar sekretin e zikaltërve dhe faktin që në Europë mund të bëjnë mirë dhe se ëndrra e madhe e tij është të fitojë Champions-in me fanellën zikaltër.

Çfarë është Interi për ju? Mund të them që është një ndryshim i madh në jetën time. Sepse të transferohesh nga Milani tek Interi nuk është aspak e lehtë. Por mua Interi më ka pëlqyer gjithmonë, edhe në të shkuarën. Që nga dita e parë në Milano ka nisur një rrugëtim i jashtëzakonshëm që ka shënjuar karrierën time dhe më ka bërë të jem lojtari që jam.

Do t’ju pëlqente ta mbyllnit karrierën si zikaltër? Uroj që të ndodhë dhe është shpresa ime. Edhe për faktin që tani nuk jam më aq i ri. Në futboll kurrë nuk i dihet se çfarë do të ndodhë, Por sigurisht që dua të qëndroj sa më gjatë të jetë e mundur.

Verën e kaluar doli një lajm për kalimin tuaj te Bajerni. Ishte Europiani dhe deri në momentin që kompeticioni nuk kishte përfunduar, menaxheri nuk më tha gjë. Pastaj më telefonoi dhe më tha që ishte si opsion. Por unë e ndalova dhe i thashë: Fol me Interin, jo me mua. Unë do të bëj gjithmonë atë që do Interi. Dua thjesht që ta falënderoj këtë klub gjithmonë. Më kanë ndihmuar dhe mbështetur, në veçanti Auzilio. Ka qenë shumë i rëndësishëm për mua, si në aspektin sportiv dhe në atë personal. Më ka dhënë besimin që unë të kuptoja se isha një lojtar i rëndësishëm për Interin. Dhe kështu ndodhi. Ky është motivi pse gjithmonë për mua do të vendosë Interi.

Tek Interi është edhe Inzagi. Mund të themi që është trajneri më i rëndësishëm për ju si lojtar? Sigurisht që po. Ai ka parë kualitetin tim dhe inteligjencën në fushë. Kishte intuitën për të më transformuar në organizator. Dhe ishte pika e kthesës për karrierën time. Kujtoj telefonatat me të përpara sesa të transferohesha tek Interi. Fjalët e tij më kanë motivuar dhe më kanë bindur që të zgjidhja zikaltrit.

A mundet Asllani të marrë rolin tuaj si organizator? Duhet ta bëjë. Për mua është si një vëlla i vogël. Jam duke e ndihmuar shumë dhe dua të them që ma dëgjon fjalën. Sigurisht që ka kualitet në këmbët e tij, por duhet të përmirësohet në disa gjëra të tjera. Ai e di këtë. Fakti që luan për Interin është një presion i madh. Duhet gjithmonë të tregosh diçka. Është duke u përmirësuar dhe ne jemi këtu për ta ndihmuar. Jam i bindur që pas meje do të jetë shumë i rëndësishëm.

Kush është sekreti i Interit? Grupi i lojtarëve. Sapo kam ardhur këtu kuptova që ishin persona të ndryshëm. Është si një familje e madhe. Çdo lojtar ndihet i rëndësishëm. Edhe të rinjtë që vijnë përshtaten shumë shpejt. Këtu duan që t’i ndihmojnë. Nuk është e lehtë që të ndërtosh një ambient të tillë. Por kjo e bën diferencën.

A është Interi më i forti në Serinë A? Të fortë jemi bërë gjatë këtyre viteve, falë punës dhe sakrificës. Kemi folur pak dhe kemi punuar shumë. Kemi vazhduar të ulim kokën duke u përqendruar nga ndeshja në ndeshje, pa menduar për më shumë.

Pas një fillimi sezoni pak të ulët, mendon që tani është Interi i vërtetë? Jemi në 90%. Na mungon ende diçka për të qenë në super formë. Por ky sezon është më shumë intensiv sesa ai i vitit të kaluar. Jemi duke luajtur çdo 3 ditë dhe pa pushim. Por falë rrotacionit jemi duke menaxhuar mirë forcat. Në momentin e duhur do ta ngremë nivelin.

Ndoshta kur të vijë Champions-i në fazën vendimtare… Kemi bindjen që mund të luajmë kundër të gjithëve. Janë edhe 2-3 skuadra të forta, që mund të na rrezikojnë. Por ne kemi bërë një rrugëtim shumë pozitiv. Interi tani është një ekip me vazhdimësi. E kemi ngritur Interin në nivelin ku e meriton. Objektivi ynë është që ta prezantojmë skuadrën siç duhet.

A është Champions-i ëndrra juaj? Po. Por ëndrra është që ta fitoj me fanellën e Interit. Me këtë skuadër kam fituar gjithçka në Itali, tani më mungon vetëm Champions-i. Jemi në rrugën e duhur.

Posted Under:
Anash Sport
Tagged:
asllani calhanoglu Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Shembja e 2 ndërtesave në Liban, shkon në gjashtë numri i viktimave

më shumë...

Masa të reja duke nisur nga vera për të kontrolluar turizmin në ishullin Capri

më shumë...

Ndërprerje energjie në Berat e Kuçovë për 3 ditë, shkak punimet në rrjet

më shumë...

Aksident tragjik në Greqi, makina bie nga shkëmbi, humb jetën shoferi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Porkito
Zenith Travel

Minute pas minute

10:45

Shembja e 2 ndërtesave në Liban, shkon...

10:15

Masa të reja duke nisur nga vera...

9:41

Ndërprerje energjie në Berat e Kuçovë për...

9:15

Aksident tragjik në Greqi, makina bie nga...

8:51

Shteti është rregullator apo aktor? Revanshi i...

8:25

Sigurimi i banesës, cilat janë ndërtimet më...

8:00

Taksa e tërmetit, çfarë ndodh nëse qytetarët...

7:29

Fituesja e Nobelit për Paqe dënohet me...

6:45

7 fruta me pak sheqer natyral që...

5:46

Nesër nis faza përfundimtare e gjykimit ndaj...

5:18

Bllokohet sërish Thethi, aktivizohen orteqet e dëborës

4:23

Të paktën tre të vrarë nga sulmet...

3:59

Sulmi ndaj gjeneralit rus në Moskë, arrestohet...

3:57

SHBA shton presionin ndaj Teheranit, negociatorët amerikanë...

3:40

Çfarë tregon forma e hundës për karakterin...

3:27

Ilir Proda vlerëson Policinë e Tiranës për...

3:19

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, reagon policia:...

3:13

Kërkesa për ndihmë juridike falas, Elbasan, shumë...

3:06

Berisha: Edi Rama është në panik, në...

2:55

Rritet me 30% çmimi i arit, shqiptarët...

Më të klikuarat

  • Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, reagon policia: Konflikt...
  • Aksident tragjik në Greqi, makina bie nga shkëmbi, humb jetë...
  • Taksa e tërmetit, çfarë ndodh nëse qytetarët refuzojnë ta pa...
  • Sigurimi i banesës, cilat janë ndërtimet më të riskuara nga...
  • EMRI-FOTO/ Trafik armësh nga Kosova në Shqipëri, ky është 27...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.