E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Asllani pas fitores në miqësore të Interit: Jemi skuadër e madhe

Mesfushori kuqezi Kristjan Asllani është dukur mjaft i lumtur pas fitores në miqësore ndaj Las Palmasit 3-0, ku ai luajti si titullar.

Asllani tha pas ndeshjes se Interi është ekip i madh dhe këtë do ta konfirmojë edhe në sezonin e ardhshëm.

“Këtë vit do të përpiqemi të rikonfirmojmë veten, jemi një ekip i madh dhe duhet të synojmë për të gjitha objektivat.Është normale që ne duhet të hedhim karburant në këmbët tona tani, nëse një fitore vjen është gjithmonë më mirë”, tha Asllani.

Pas suksesit 3-0 ndaj Las Palmasit, mesfushori kuqezi, Kristjan Asllani foli për përgatitjet e sezonit të ri që sapo kanë nisur dhe objektivat përpara me Interin.

“Lojtarët e rinj po përshtaten shumë mirë dhe ne e dimë se është e lehtë të futesh në grupin tonë. Këtë vit do të përpiqemi të rikonfirmojmë veten, jemi një ekip i madh dhe duhet të synojmë për të gjitha objektivat. Ishte shumë emocionuese të dilni në fushë me dy yjet në gjoks, tani mezi presim të luajmë sërish në San Siro para të gjithë tifozëve tanë”, përfundoi Kristjan Asllani.

Vazhdo të lexosh

Reklamë