Festival golash dhe një përmbysje e Interit kundër Salzburgut vendas. Kjo është historia e përmbledhur e miqësores luajtur në Austri e cila u mbyll me rezultatin 4 me 3 në favor të skuadrës italiane, test I ndikuar jo pak edhe nga një shi I rrembueshëm që  ndikoi edhe në mjaft gabime individuale. Këtë fat e pati edhe portiere debutues I Interit Jan Sommer, edhe pse vështirë të thuhet nëse ishte terreni faktor I gafës së portierit zviceran që I dha avantazhin fillestar të zotëve të shtëpisë. Por avantazhi zgjati pak, pasi një autogol I Pavlovic riktheu ekuilibrat. Inter nuk u mjaftua me kaq dhe përmbysi shifrat me de Vraj.Ndeshje me hapur me raste, edhe për shkak të gabimeve të shumta sidomos në prapavijë, vecanërisht në goditjet standarte. Në një nga këto episode ishte Konate që barazoi rezultatin, por në fundin e pjesës së parë Correa i coi zikaltrit në avantazh në dhomat e zhveshjes duke shënuar golin e rezultatit të përkohshëm 3 me 2.Stresues terreni dhe shiu për lojtarët, por jo për tifozët që defrehen me gola dhe I radhës vjen në startin e pjesës së dytë kur Jan Sommer sërish bëhet protagonist kur pëson edhe golin e trete..Në minutën e 70 austriaket patën shansin të shënonin edhe golin e 4 por nga pika e bardhe  e penalltisë goditi jashtë Simic.Për të nderuar italianet mendoi Sensi në minutëne 90, edhe pse e gjithë merita I shkon yllit të kombëtares tonë Kristjan Asllani autor I një pasimi të shkelqyer që nxorri shouin e tij të skuadrës në pozicion shënimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *