E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 7 orë më parë
Bota

Ashpërsohet lufta SHBA-Kinë

Lufta tregtare mes SHBA-ve dhe Kinës sapo ka nisur. Administrata Trump ka publikuar një listë prej 1,300 produktesh Kineze, që do të jenë shënjestër e tarifave të reja, duke e përshkallëzuar më shumë tensionin mes dy vendeve.

 

Me vendosjen e taksave të reja, Shtetet e Bashkuara planifikojnë të aplikojnë tarifat në rreth 50 miliardë dollarë mallra për të ndëshkuar  Pekinin. Në listën e re të produkteve kineze që do të taksohen janë pajisjet mjekësore, materialet kancelarike, etj.

 

Reklamë

Në një deklaratë për media, ambasada kineze në Shtetet e Bashkuara tha se Kina “e dënon me forcë dhe në mënyrë të vendosur listën e re, dhe se vendi do të marrë masa më të ashpra ndaj produkteve amerikane”.

 

Megjithatë, tarifat e reja të SHBA nuk do të hyjnë në fuqi menjëherë. Administrata do të mbajë një seancë publike për bizneset amerikane më 15 maj, dhe më pas do të vendosë zbatimin e tyre.

 

Lista e re për taksimin e 1300 produkteve kineze vjen një ditë pasi Kina ishte kundërpërgjigje vendimit të Trump, për vendosjen e tarifave të reja për çelikun dhe aluminin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë