Dy kandidatët për president të Francës, që do të përballen në balotazhin e 7 majit po bëjnë apelet e fundit për zgjedhësit. Kjo e premte shënon mbylljen e fushatës elektorale dhe synimi i Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen është bindja e të pavendosurve.

 

Kandidati i qendrës që deri tani kryeson ndjeshëm sipas sondazheve, ndodhet në qytetin Rodez në jug të vendit, ndërsa rivalja e tij e Frontit Nacional u takua me përfaqësues të një sindikate policie.

 

Macron theksoi në mediat franceze se ka vendosur se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm nëse do të zgjidhet president, por vetë i përzgjedhuri nuk është në dijeni. Nga ana tjetër Le Pen ka theksuar se ajo do të përzgjidhte në këtë post nacionalistin Nicolas Dupont-Aignan, që u mund ne raundin e pare.

 

Ditën e enjte Marine Le Pen, u sulmua me vezë gjatë një takimi në Brittany. Ndërsa këtë të premte aktivistë te grupit ambientalist Greenpeace vendosën një parulle të madhe me mesazhe kundër Frontit Nacional në Kullën Eifel në Paris.

 

Macron ka ngritur padi ndaj Le Pen, që e kishte akuzuar për një llogari sekrete bankare në Karaibe. Fituesi i zgjedhjeve pritet me ankth në Europë, pasi kandidatja e ekstremit të djathtë ka vënë në dyshim qëndrimin e vendit në Bashkimin Europian.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *