Subscribe

Kanë mbetur edhe 8 ditë nga heshtja zgjedhore në Maqedoninë e Veriut ndërsa aktorët politikë po shpalosin programet e tyre në një fushatë të pazakontë. Situata e shkaktuar nga pandemia ka detyruar shmangien e tubimeve të mëdha dhe zhvendosjen e aktivitetetve kryesisht online.

Por nuk kanë munguar akuzat dhe ofendimet mes garuesve si dhe gjuha e urrejtjes nëpër rrjetet sociale. Sipas analistëve partitë maqedonase më tepër hapësirë i kushtojnë arritjeve ose dështimit në raportet me fqinjët, identitetin e tyre etnik apo integrimet euroatlantike, ndërsa ato shqiptare merren me statusin e gjuhës, përfaqësimin e drejtë në institucionet shtetërore dhe barazinë në aspektin etnik, teksa të gjithë premtojnë kushte më të mira ekonomike dhe financiare për votuesit.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka dalë me propozimin për kryeministrin e parë shqiptar duke kërkuar bashkimin e faktorëve dhe votuesve shqiptarë rreth kësaj ideje, por që është cilësuar si akt populist nga rivalët si maqedonas dhe shqiptarë.

Dy partitë më të mëdha maqedonase, Lidhja Social Demokrate dhe VMRO-DPMNE kanë theksuar se nuk pranojnë kushtëzime as shantazhe nga drejtues politikë shqiptarë, teksa kanë lënë të kuptohet se nuk përjashtojnë mundësinë që ta mbështesin me deputetë të tyre partinë fituese për të formuar qeverinë.

Ndërkohë Aleanca për shqiptarët dhe partia Alternativa të cilat janë në koalicion, duket se synim kryesor kanë rrëzimin e BDI-së nga pushteti. Ato premtojnë gjithashtu ulje taksash, rritje pagash dhe përmirësimin apo mundësimin e arsimimit të shqiptarëve në zonat ku janë në pakicë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *