Ashpërsohen masat ndaj COVID-19/ Ushtria zbret në rrugët e Tiranës
Përveç policisë, në terren kanë zbritur edhe Forcat e Armatosura të Ushtrisë. Duke filluar nga kjo e premte, ata do të monitorojnë çdo lagje të Tiranës, ku do të konstatojnë çdo shkelje të qytetarëve ndaj rregullave të vendosura nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Efektivët e Forcave të Armatosura janë vendosur në 5 pika kryesore në kryeqytet dhe do të mbështesin Policinë e Shtetit në zbatimin e të gjitha rregullave dhe masave të urdhëruara deri më tani nga qeveria në luftën kundër Covid-19.
Ministria e Mbrojtjes paralajmëron të gjithë qytetarët që nuk respektojnë fashat oraret dhe masat e bëra publike, se do të veprohet përmes masave administrative përkatëse të publikuara ditët e fundit.

Vetëm të enjten, u gjobitën me 100 mijë lekë të vjetra 234 këmbësore dhe janë bllokuar 75 automjete.




