E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:20 Në vijim ora 02:20: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Ashpërsohen masat anti-COVID/ Izolimi, skenari i fundit

Komiteti Teknik i Eksperteve ka vendosur te ashpërsoje kufizimet për të parandaluar një kolaps të sistemit shëndetësor. Tre masat e reja lidhen evitimin e grumbullimeve masive por ajo qe bie ne sy eshte ndalimi i te gjitha aktiviteteve partiake. Vendimi vjen edhe perpara fushates elektorale per zgjedhjet e 25 prillit

 

ALBANA FICO

DREJTORE E INSTITUTIT TE SHENDETIT PUBLIK

Reklamë

Kemi vendosur: Të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura

Të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet

Të ndalohen konfrencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej atyre familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë.

 

Drejtoresha e Institutit te Shëndetit Publik e pyetur për një skenar të mundshëm të një mbyllje totale tha se vetëm ezaurimi i kapaciteteve mund të çoje ne izolim te plote pasi deri më tani janë të shtruar 412 pacientë.

 

 

Vendimi i mbylljes është i parashikuar si skenar. Ezaurimi i kapaciteteve,  element i rëndësishëm për të konsideruar vijimësinë për masat drastike të mbylljes së përgjithshme.

 

Ndërkohë oret e fundit 2560 testimet konfirmuan 694 raste të reja me Sars-Cov-2. Gjashte paciente kane humbur jetën pas komplikacioneve te shkaktuara nga virusi.

 

Më shumë video

Reklamë