Subscribe

27 perqind e aksidenteve ne te gjithë vendin kane ndodhur per mosmbajtjen e rripit te sigurimit ndaj dhe ndryshimet e kodit rrugor parashikojnë që sanksionet per kete shkelje të variojnë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë. Sipas drejtorit të policisë rrugore, Ardi Veliu, për këtë ka dhe masa plotësuese. Nga data 10 shtator, qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm, ndërsa sanksione parashikohen dhe për ata drejtues që nuk respektojnë rregullat e sediljeve te posaçme për fëmijët. Policia shtyu me 6 ditë aplikimin e masave, pasi ka pasur mjaft ankesa nga ana e qytetarëve për mosdijeninë e ndryshimeve të kodit rrugor, të cilat kanë hyrë në fuqi që prej korrikut të këtij viti. Për këtë, ka nisur një fushatë sensibilizimi në të gjitha akset e vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *