Subscribe

Pas ngjarjes së rëndë në Astir, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut jep alarmin se një pjesë shumë e vogël ashensorësh në vend janë të kolauduar.

 

Drejtori i Mbikëqyrjes së Produkteve Teknike, Julian Llupo bën me dije se nga rreth 10 mijë ashensorë në Shqipëri, vetëm 1.200 prej tyre janë të certifikuar.

 

“Rezulon që të ketë rreth 1.200 ashensorë që kanë mbyllur proceudrat dhe vlerësimin fillestar, mund të themi se janë ashensorë të sigurtë. Llogariten rreth 10 mijë ashensorë që janë në përdorim.”

 

Ekspertet kryejen inspektime në terren, por paralelisht është e nevojshme ngritja e një sistemi, ku të regjistrohen të gjithë ashensorët.

 

“Duhet të ketë një regjistër kombëtar të ashensorëve, regjistri po ngrihet nga Inspektorati. Po ngrihet edhe një sistem që do të jetë ajo që pritet, ku të jenë të hedhur të gjtha të dhënat e ashensorëve.”

 

Që ashensorët të jenë të sigurtë, sipas Llupos, duhet që të gjithë pallatet të jenë të pajisur me administratorë.

 

“Administratori është nga hallkat më të rëndësishme përsa i përket procesit. Kjo është një nga problematikat më kryesore që është evidente përsa i përket administrimit të ambienteve të përbshkëta.”

 

Bashkia e Tiranës nga ana tjetër vë theksin tek forcimi i bashkepunimit mes administratorëve të zgjedhur në pallate e shkolla dhe Inspektoratit.

 

“Po ndiqja rastin e Astirit, por kush ka shkolla me ashensorë, lidhet me Inspektoratin për të bërë një verifikim. Administratori i pallatit apo administrator i shkollës duhet të lidhet me Inspektoratin për të sigruar që jeta është mbi të gjitha.”

 

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut është organ i ngritur ne 2018-en por vetëm gjatë vitit 2020 është vënë re një lëvizje e administratorëve, mirëmbajtësve dhe pronarëve të pallateve për të regjistruar dhe ceritfikuar ashensorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *