E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ashensorët e Spitalit të Traumës jashtë funksionit, problem transportimi i të sëmurëve

Prej disa orësh ashensorët e spitalit Universitar të Traumës janë totalisht jashtë funksionit.

 

Nuk dihet shkaku se përse ka ndodhur kjo, ndërkohë që është kthyer problem transportimi i të semurëve nga njëri kat në tjetrin.

 

Reklamë

Familjarë të pacientëve që ndodhen aty njoftojnë se transportimi i të sëmurëve aktualisht po bëhet me barrela në krah, nga njëri kat në tjetrin.

 

Shkaqet e këtij problemi mbeten të paqarta, ndërsa edhe personeli është futur në një kaos për shkak të vonesave që krijohen.

Vazhdo të lexosh

Reklamë