Subscribe

Të gjitha votat e koalicionit qeverisës do të jenë për reformën në drejtësi. Kryeministri Rama e bëri të qartë në konferencën për shtyp, 48 orë para seancës ku do hidhet për votim draft i ndryshimeve kushtetuese. Kreu i qeverisë bëri të qartë se vija e kuqe e vendosur nga Uashingtoni dhe Brukseli nuk mund të shkelet. E vetmja formulë mbi të cilën mund të gjendet kompromisi, është ajo e prezantuar nga Ndihmës Sekretarja Amerikane e Shtetit Viktoria Nuland. Shefi i ekzekutivit i bëri thirrje kreut të opozitës, të marrë përsipër përgjegjësitë që i takon, pasi ka marrë nga mazhoranca të gjitha lëshimet e mundshme. Një mesazh kryeministri i drejtoi liderëve politikë të lënë të lirë deputetët të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre. Më herët gjatë ditës, kreu i qeverisë është takuar me kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi dhe deputetin e kësaj force politike Aqif Rakipi, me të cilët ka biseduar mbi votimin e reformës në seancën parlamentare të 21 korrikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *