Kronikë
Asgjesohet kanabis, pranga 43-vjeçarit në Fier

Një 43 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi akuzohet si kultivues i lëndëve narkotike.
Sipas policisë në fshatin Libofshë është goditur një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, ku pranë banesës së shtetasit E.M u gjetën dhe u sekuestruan disa kubikë ku ishin kultivuar fidanë dhe fara të dyshuara Kanabis Sativa.
Në përfundim të veprimeve u bë ndalimi i autorit të dyshuar të kultivimit të tyre, shtetasi E.M, 43 vjeç.
Gjithashtu, po në vijim të kontrollit të territorit, në fshatin Cakran, në një zonë të pyllëzuar, u gjetën dhe u asgjësuan disa bimë kanabis sativa.




