E shtunë, 3 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Asgjësohet kanabis në Dibër, 62-vjeçari kapet në parcelën me drogë

Një 62-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi u kap duke vaditur një parcelë ku kishte kultivuar 233 bimë kanabisi.

 

Reklamë

Ato u gjetën të mbjella në një zonë të pyllëzuar në fshatin Selishtë të Dibrës pas një monitorimi të zonës me dron.

 

Më herët, gjatë fazës së parë dhe të dytë të këtij operacioni, efektivët  kanë asgjësuar mbi 500 bimë kanabisi, ndërkohë që një person u vu në pranga, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.

 

Të gjitha parcelat me bimë narkotike janë asgjësuar me anë të djegies.

Vazhdo të lexosh

Reklamë