E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Asgjësohen rreth 3 mijë bimë kanabis në Shkodër, në hetim 2 roje pyjesh

Vijon me intensitet operacioni policor i koduar “Koordinata”, i ndërmarrë nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike në territorin e këtij qarku.

Gjatë kontrolleve të kryera në disa njësi administrative të Shkodrës, janë gjetur dhe asgjësuar gjithsej 2943 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Rezultatet e operacionit, sipas zonave:

Në Pult dhe Shosh, Komisariati i Policisë Shkodër asgjësoi 735 bimë narkotike.

Reklamë

Në Kastrat dhe Gruemirë, Komisariati i Policisë Malësi e Madhe asgjësoi 1631 bimë.

Në Temal dhe Shllak, Komisariati i Policisë Vau i Dejës asgjësoi 139 bimë.

Në Luf-Qerret dhe Gjegjan, Komisariati i Policisë Pukë asgjësoi 438 bimë narkotike.

Për shpërdorim detyre, u proceduan penalisht dy roje mjedisi:

V. P., roje pyjesh

A. K., roje e zonave të mbrojtura

Operacioni është ende në vijim. Policia e Shkodrës po punon për identifikimin dhe ndalimin e autorëve të kultivimit të paligjshëm, me synim goditjen në rrënjë të këtij fenomeni.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë