Policia ka asgjësuar rreth 11 mijë bimë narkotike kanabis, të kultivuara në Velipojë. Si pasojë, janë pezulluar nga detyra 4 punonjës policie, për mospërmbushje të detyrës. Konkretisht, tre nënkomisarë dhe një inspektori i parë, ndihmëspecialist në zoën ku u gjetën bimët narkotike.

 

Punonjesit e pezulluar nga detyra mësohet se janë Pal Prendi, Ardian Çuli, Admir Xhaka dhe Arben Tahiraj.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *