E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Asgjësohen mijëra rrënjë kanabis në Malësinë e Madhe, 14 të arrestuar, mes tyre 3 gra! 10 në kërkim

Një megaoperacion është zhvilluar nga policia në Malësi të Madhe kundër kultivimit të bimëve narkotike. Këto janë pamjet ku shihen efektivët të cilët ndërhyjnë duke asgjësuar bimët e kanabisit në njësinë Kastrat, konkretisht në fshatrat Alijaj dhe Jeran.

Jo vetëm në zonat e thepisura, por këtë herë kultivuesit kanë shfrytëzuar edhe oborret e banesave të tyre për bimët e kanabisit, skena të ngjashme me Lazaratin përpara disa vitesh. Në total blutë asgjësuan përmes djegies afro 13 mijë rrënjë bimë narkotike.

Reklamë

Gjatë këtij sezoni, ky është operacioni më i madh antikanabis ku në pranga në total kanë përfunduar 14 persona të moshave të ndryshme nga 17 deri në 77-vjeç. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim 10 të tjerë dhe 2  po hetohen në gjendje të lirë. Blutë gjetën dhe sekuestruan 1 mijë fara kanabisi, 709 kg kanabis në formë bohçeje, të cilat ishin vendosur nëpër thasë, dhe afro 4 mijë bimë në proces tharjeje.

Ndërkohë policia vijon hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë. Nuk janë përjashtuar nga verifikimi as zyrtarët lokal, apo efektivët e policisë që kanë përgjegjësinë për mbikqyrjen e zonës.

Të arrestuar

Elez Çulaj, 77 vjeç, Muho Çulaj, 72 vjeç, Fatmir  Senaj, 57 vjeç, Drita Senaj, 53 vjeç, Rezarta  Jacaj, 36 vjeç, Kujtim Laçaj, 60 vjeç, Elfajed  Halaj, 26 vjeç, Agron  Laçaj, 50 vjeç, Adrian  Çekaj, 22 vjeç, Gjelin Çekaj, 48 vjeç, Miranda  Çekaj, 25 vjeç, Pjetër Çekaj, 66 vjeç, Çun Halaj 70 vjeç dhe një 17- vjeçar.

 

./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë