Disa operacione të shtrira në tre qarqe të vendit kanë zbuluar në total mbi 6200 fidanë kanabis.

 

Kontrollet janë zhvilluar në Shkodër, Lezhë dhe Krujë.

 

Pjesa më e madhe e bimëve narkotike u gjet në Lezhë, ku u zbuluan në total mbi 4500 fidanë.

 

Pjesa tjeter ishte kultivuar në zonat e thella të Krujës dhe Shkodrës.

 

Të gjithë fidanët u asgjësuan me anë të djegies, por policia nuk ka identifikuar asnjë nga personat që kanë mbjellë bimët narkotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *