E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Asgjësohen afro 14 mije rrënje kanabis sativa

Lufta kundër kanabisa satives dhe kultivuesve te saj, ka hyre tashme fazën kulmore. Kjo pasi bima është drejt pjekjes ne keto muaj. Vetëm gjate se dielës policia asgjësoi afro 1 mije rrënjë kanabis në Gjirokastër Këlcyrë Sarandë e Krujë pas disa operacioneve të njëpasnjëshme në këto zona. Në Gjirokastër u arrestua një 20-vjeçar, ndërsa në Sarandë dhe Krujë nuk dihet ende se cilët janë kultivuesit e bimëve narkotike. Në pranga përfundoi Redon Hoxhaj, 20 vjeç, banues në fshatin “Arshi Lengo” të Gjirokastrës. 20-vjeçarit iu gjetën në nje parcele pranë banesës 333 rrënjë bime narkotike. Bimët u asgjësuan me anë të djegies, ndërkohë që 7650 rrënjë të tjera u dogjën, në vendin e quajtur “Konoshtin”, në fshatin Gerdas të Këlcyrës. Ndërsa policia e Sarandës asgjësoi 8 parcela me 2384 rrënjë kanabis. Bimët narkotike ishin të mbjella në tokë dhe në gota plastike nëpër zonat e pyllëzuara pranë fshatrave Perdhikal dhe Karroq dhe arrin ne lartësi 50 cm. Në Krujë në fshatrat Kurcaj dhe Bret u gjetën dhe u asgjësuan 1320 rrënjë. Policia sekuestroi dhe një armë zjarri tip pushkë ndërkohë që nuk dihen ende autorët. Blute e Kurbinit shkatërruan gjithsej katër parcela, me 1900 rrënjë bime narkotike. Ato ishin mbjelle ne fshatin Adriatik ne nje zone te pyllëzuar, çka e bën te vështire identifikimin e kultivuesve. Edhe policia e Elbasanit ne vazhdimësi te aksionit kundër kultivimit te kanabis sativas, asgjësoi 170 bime, ndërsa jane arrestuar katër te dyshuarit si kultivues.

Më shumë video

Reklamë