Subscribe

Me shume se 22 mijë rrënjë kanabis u asgjësuan nga Policia e Shtetit gjatë dy operacioneve të zhvilluara në Shkodër e Krujë, ndërsa u shpallën në kërkim kultivuesit e hashashit. Gjatë mëngjesit të së dielës në Shkodër u asgjësuan rreth 9900 rrënjë kanabis të kultivuara në 68 parcela, ndërsa afro 8 mije bimë u dogjën në Pult të Shkodrës. Operacioni i policisë u shtri dhe në Shllak të Vaut të Dejës, ku policia shkatërroi rreth 2 mije rrënjë hashash. Burime pranë uniformave blu thanë se kultivuesit sapo panë policinë, arritën të largoheshin ndërsa dy prej tyre janë identifikuar. Në Krujë policia asgjësoi 12300 rrënjë kanabis. Bimët u gjetën në fshatrat Nikel, Cudhi, Cudhi Zall dhe “Mali i Krujës”. Edhe në këtë zonë policia nuk mundi të arrestonte kultivuesit, të cilët kishin braktisur parcelat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *