E martë, 6 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

EMRAT/ Asgjësohen 2105 bimë kanabisi në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë, dy në pranga dhe një në kërkim

Policia ka vijuar kontrollet për evidentimin e zonave që përdoren për kultivim kanabisi. Gjatë kontrolleve në 24 orët e fundit në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë janë  asgjësuar, 2105 fidanë e bimë kanabis.

Po ashtu, janë arrestuar dy persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Reklamë

Në Lezhë janë asgjësuar 1445 bimë të dyshuara narkotike kanabis. Si pasojë është arrestuar 45-vjeçari, Gjovalin Lleshi, i dyshuar si kultivuesi i bimëve narkotike.

Në Kurbin u një parcelë e kultivuar me 360 bimë të dyshuara narkotike kanabis, si dhe u arrestua në flagrancë 57-vjeçari. Arrestimi i tij u bë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, si autor i dyshuar i bimëve të gjetura në atë parcelë.

Në Mirditë, është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e 48-vjeçarit, Martin Marku, i cili dyshhet se ka kultivuar 300 fidanë të dyshuar narkotikë të kultivuara në kubikë plastikë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë