E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Asgjësohen 13 mijë rrënje kanabis sativa në Memaliaj

Duket se beteja e policisë me plantacionet e kanabisit është ne fazen kulmore. Ketë të hënë, uniformat blu asgjësuan në Memaliaj rreth 13 mijë rrënje. Bima narkotike u zbulua në vendin e quajtur “Mali i Mukajt” dhe në Luftinjë. Ashtu si në shumicën e rasteve edhe në këtë zonë kultivuesit e kanabisit kanë mundur t’i shpëtojnë policisë. Parcelat ndodheshin në një terren të thyer malor dhe në tokë pa pronar. Katër dite me pare, vetem në Memaliaj u asgjësuan 32 mijë rrënje bimë kanabis sativa.

Vazhdo të lexosh

Reklamë