Asgjësohen 1000 fidanë kanabis në Fier, në pranga 63-vjeçari

Policia e Fierit asgjësoi nëpërmjet djegies 1000 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis sativa në fshatin Libofshë, në vendin e quajtur Gropa e Mollës.
Në pranga ka rënë autori i dyshuar, një 63-vjeçar.
Vijojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari.
“Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për këtë rast u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi A. M., 63 vjeç, banues në fshatin Libofshë.
Po punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale. Kontrollet vijojnë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
/vizionplus.tv




