E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Asgjesohen 10 mijë bimë kanabis

Rreth 10 mijë bimë narkotike kanabis sativa u asgjësuan në dy fshatra të rrethit te Sarandës gjatë ditës së djeshme. Sipas policisë së shtetit, në vendin e quajtur Ninat të bashkisë Konispol, u asgjësuan me djegie rreth 6 mijë bimë narkotike, prej të cilave 4023 rrënjë ishin të mbjella në kubikë me lartësi deri në 5 cm dhe 2 mijë rrënjë ishin të mbjella në tokë, me lartësi 5- 9 cm. Ndërkohë, në fshatin Livadhja, u gjetën 4000 rrënjë kanabis sativa, të mbjella në vendin e quajtur “kalaja e Ali Pashës”, prej të cilave 2000 ishin me lartësi 15 cm. Ndërkohe 2 mijë rrënjët e tjera ishin të mbjella nëpër kubikë, me lartësi deri në 5 cm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë