E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Asgjësimi i drogës, prokurorë në terren

Pas asgjësimit te 1.7 toneve hashash gjatë dy ditëve të fundit, 12 drejtorive të policisë, iu është dërguar një qarkore e brendshme ku kërkohet në mënyrë te qarte, kontrolli i plotë i të gjitha kapanoneve dhe i stallave të dyshimta në zonat e thelle e thella malore, por edhe në brendësi të pyjeve, pasi janë vende ideale për kultivuesit e drogës. Burime te policisë bëjnë te ditur se kjo është koha kur trafikantet e kane korrur pjesën me te madhe te kanabisit dhe e kane vendosur ate ne hapësira te mbuluara per ta thare. Hetimet qe shoqëruan super aksionin e policisë ne disa zona te vendit po ndiqen nga Prokuroria e Krimeve te Renda. Ne Vlorë, Gjirokastër, Durrës dhe Shkodër janë dërguar prokuror qe po orientojnë veprimet per zbulimin e personave te tjerë te implikuar ne trafik. Në të njëjtën kohë, edhe shërbimi i brendshëm i policisë, ka nisur hetimet për dy inspektor zone të policisë, ne Shkodër e Memaliaj, pasi mendohet se kanë informuar kultivuesit që të largohen para mbërritjes së uniformave blu. Dyshimet janë te forta, pasi vetëm në këto dy rrethe nuk u prangos asnjë person.

 

 

Më shumë video

Reklamë