Subscribe

Pas takimit në Ohër, shefat e diplomacisë greke e asaj maqedonase konfirmuan se janë hedhur hapa te rendesishem ne bisedime porse ka ende çështje të vështira për t’u zgjidhur. Nikola Dimitrov në konferencën e përbashkët për shtyp tha se pika më e vështirë është të gjendet një rrugë e mesme për të tejkaluar problemet

 

 “Biseduam për të gjitha çështjet që ndërlidhen me kontekstin rreth emrit, për një pjesë të atyre çështjeve ka përparim, për një pjesë ekzistojnë ende dallime. Ky ishte një dialog me shumë mirëkuptim për nevojat e njëri tjetrit dhe sfida jonë është se si brengat e të dyja vendeve t’i bashkojmë dhe të gjejmë mënyrë që ti tejkalojmë. Procesi vazhdon, është caktuar një takim tjetër bilateral, ku do të kem rastin të takohem sërish me zotin Kotzias”.

 

Ndërkohë ministri i jashtëm grek theksoi se negociatat do të vazhdojnë më 3 dhe 4 maj në Selanik.

 

 “Do të takohemi përsëri me 3-4 maj në Selanik gjithashtu do të takohemi më 11-12 maj ku do të flasim për të ardhmen e Evropës. Siç e shikoni sa më shumë që njihemi mbesin më pak probleme për të zgjidhur por janë më të vështira. Sot bëmë një hap pozitiv dhe gjithmonë shpresojmë se do kemi sukses që edhe problemet më të vështira ti lehtësojmë.”

 

Ministri i jashtëm grek udhëton drejt Prishtinës, ku do të takohet me homologun Behgjet Pacolli, si dhe presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *