Subscribe

Periferia e Tiranës tashmë ka një problem më pak sa i takon infrastrukturës rrugore. Në zonën e Freskut ka përfunduar asfaltimi i rrugës “Rexhep Bastari” dhe pajisja me sinjalistikë, ndriçim, kanalizime si dhe rrjetin e nevojshëm elektrik.

 

“Jo vetëm në këtë aks, por nga qendra e kudo, në çdo cep e periferi të Tiranës, po punohet me cilësi për të rikonstruktuar çdo rrugë dhe rrugicë: Kur ishim të vegjël thoshim, ‘tamam si jashtë shtetit’. Sigurisht, këtë e sjell infrastruktura. Për sa kohë që dikush vjen nga qendra e Tiranës deri këtu, në majë të Dajtit, me skuter, do të thotë se deri këtu ka mbërritur infrastruktura e tillë që ta bëjë të mundur këtë lloj lëvizshmërie”.

 

Sipas kryebashkiakut Veliaj, projekti i radhës është Përroi i Gjerozës.

 

“Është projekti më i madh dhe përroi ka nevojë për sistemim. Puna ka ecur mirë edhe për Unazën e Madhe. Jam në kontakt edhe me Belindën dhe grupin e ARRSH-së, që edhe aty po bëhet lidhja e mirë me IKV-në. Ne do bëjmë pjesën e Kinostudios, ku lidhet autostrada me rrugët urbane dhe ai sheshpushim do e kthejë si pjesë e Tiranës policentrike dhe qendrën.”

 

Në përurimin e aksit që lidhet edhe me rrugën Tiranë-Dajt, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ky mandat do të jetë i fokusuar në zonat periferike ku lidhet pjesa e komunave me Tiranën urbane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *