Subscribe

Erion Veliaj inspektoi punimet për asfaltimin e rrugëve në njësinë 7 në kryeqytet. Kryebashkiaku u shpreh se ky është një investim i rëndësishëm për rritjen e vlerës së pronës.

 “Tani duhet të bëjmë edhe urbanizimin, ndaj është shumë e rëndësishme që rrugët “Babë Rexha” dhe “Ndre Mjeda” të lidhen mes tyre. Jam i lumtur për cilësinë me të cilën kemi punuar këtu, duke bërë edhe zgarat e shiut, duke mbjellë edhe pemë. Shumë shpejt do të vazhdojmë me ndriçimin në të dyja anët sepse Tirana meriton të rritet me të njëjtën shpejtësi”, u shpreh Veliaj.

Sa i përket projektit për zgjatimin e Lanës, Veliaj sqaroi zgjidhjen e gjetur për banorët.

“Bashkia e ka tashmë një tokë ku do të ndërtojë pallatet për të strehuar banorët që kanë ndërtuar në shtratin e lumit të Lanës. Por, ajo që do të bëjmë është një trajtim social të të gjithë atyre banorëve që, për një arsye ose një tjetër, banojnë në shtratin e Lanës. Në Polin e Drejtësisë, pjesa e tokës mbrapa KLGJ-së edhe KLP-së, është një tokë bashkiake, do të jetë Bashkia ajo që do të ndërtojë pallatet, ndaj banorët do të duhet të largohen nga Lana, jo për fiksimin tonë, por sepse qyteti ka nevojë”, tha Veliaj.

Veliaj ftoi qytetarët që të aplikojnë te Fondi i Komunitetit për të sistemuar pallatet e vjetra, qoftë në rregullimin e fasadës, qoftë në veshjen me kapotë për efekt kursimi të energjisë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *