E shtunë, 3 Tetor 2026 Zilia deri në 01:25 Në vijim ora 01:25: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Asfaltohen disa rrugë në Tiranë, Veliaj: Fillimi i mbarë gjysma e punës

Bashkia e Tiranës ka riparuar disa segmente rrugore në kryeqytet në nisje të këtij viti.

Kryebashkiaku Veliaj ka përgëzuar ekipin për punën dhe ka thënë se fillimi i parë është gjysma e punës.

Reklamë

Viti i ri ka nisur me punë intensive nga ekipi i terrenit në Bashkinë e Tiranës, që po kujdeset për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore kudo në qytet.

“Fillimi i mbarë gjysma e punës. Bravo ekipit të cilët janë kujdesur për riparimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës ???? rrugore në disa segmente të qytetit”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Ekipi u kujdes për riparimin e shtresave asfaltike në segmentet si më poshtë:
Rruga “Violeta Manushi”,
Rruga “Leandro Zoto”,
Rruga “Albanopoli”,
Rruga “Ndre Mjeda”
Kryqëzimi i “Don Bosko”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë