Subscribe

Per here te pare, Asambleja Parlamentare e NATO-s, do te zhvilloje punimet ne kryeqytetin shqiptar ne Tirane ne fund te këtij muaji. Socialisti Pandeli Majko, i cili eshte kryetari i delegacionit shqiptar, ka sqaruar detajet e ketij aktiviteti, ku do të marrin pjesë rreth 700 pjesëmarrës nga vendet anëtare të NATO-s, vendet vëzhguese, vendet partnere, Parlamenti Evropian, OSBE-ja dhe Këshilli i Evropës.

“Shqipëria si vend anëtar i NATO-s ka nderin që të mikëpresë asamblenë parlamentare. Disa dekada më parë, Shqipëria ishte pjesë e Traktatit të Varshavës, dhe më pas një nga vendet më të izoluara në Europë. Mbajta e asamblesë parlamentare të NATO-s në tiranë është një cilësi e asaj që ka ndryshuar në statusin ndërkombëtar të Shqipërisë”.

Gjatë tre ditëve të zhvillimit të punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, do të diskutohet përballimi me sfidat e vështira që aleanca jonë ka në të ardhmen e afërt dhe të largët.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *