Te dielën Partia Socialiste mbledh nje prej forumeve kryesore te saj, asamblenë kombëtare per te analizuar rezultatin e 25 qershorit dhe fokusin e mandatit te dyte, ndërkohe qe ka pak gjasa qe nga Sheratoni ku zhvillohet asambleja te dalin emrat e qeverise Rama 2.

 

Rendi i ditës i kësaj mbledhje tashme është bere publik dhe mes 8 pikave bie ne sy dhe fakti qe Partia Socialiste do t’i nënshtrohet procesit zgjedhor.

 

“Miratimi i projektvendimit për zgjedhjet e reja në parti. Fjala përmbyllëse e kryetarit të partisë: Bilanci politik i 25 qershorit dhe sfidat e mandatit te dyte.”

 

Pikat e tjera kane te bejne me diskutimin e raporteve per : veprimtarinë parlamentare te PS, raporti i dëgjesave publike; përmbledhja për 12 qarqet, raporti per mënyrën se si do te ristrukturohen ministritë dhe institucionet, raporti se si do te lehtësohen procedurat burokratike dhe bilanci i zgjedhjeve 2017, se bashku me raportin e grupit të punës për organizimin dhe koordinimin elektoral të Partisë Socialiste.

 

Partia Socialiste fitoi ne 25 qershor 74 deputete duke gëzuar mundësinë te qeverise e vetme dhe zyrtarisht mandati i saj i dyte ne krye te vendit nis pas 9 shtatorit qe shënon mbylljen e legjislaturës aktuale.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *