Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 September 2026
Vizion fokus

AfD kallëzon penalisht kancelarin Merz: Deklaratat për spastrim etnik...

“Do të ta pres kokën”, kërcënoi mësuesen e të...

Përmbyset makina e futbollistit të njohur, ja si paraqitet...

“Nuk ka nder më të madh se t’i shërbesh...

Rast tronditës në Evropë! Kuajt e garave të droguar...

Shiste cigare dhe fishekzjarrë kontrabandë, arrestohet pronari i një...

“Kam probleme me zemrën, më lironi”, gruaja e Maduros...

Rekord i frikshëm në Greqi, 324 raste me virusin...

Ngushtica e Hormuzit në fokus, ministrat e Jashtëm të...

Shqipëria firmos marrëveshje të reja me Gjermaninë, Karakaçi: Do...

Asambleja e Republikës Sërpska diskuton për kushtetutën e re që e përcakton atë si shtet

12 Mars 18:01

Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska (RS) e ka filluar njërën nga dy seancat e posaçme, ku po diskutohet për miratimin e një kushtetute të re, e cila do ta përkufizonte si shtet entitetin serb të Bosnje e Hercegovinës.

Menjëherë pas përfundimit të seancës së parë, do të nisë seanca tjetër, ku Asambleja pritet të diskutojë për një draft-kushtetutë të RS-së dhe përmes saj, ajo pritet ta përcaktojë këtë entitet si shtet të popullit serb në Bosnje, t’ia japë të drejtën e vetëvendosjes, ta formojë ushtrinë dhe ta zhbëjë Këshillin e Popujve.

Kjo është një lëvizje tjetër secesioniste nga autoritetet e RS-së, pasi javën e kaluar Asambleja miratoi ligje që ndalojnë punën e institucioneve shtetërore të drejtësisë së Bosnjës në territorin e këtij entiteti.

Edhe pse Gjykata Kushtetuese e Bosnjës pezulloi zbatimin e ligjeve, RS-ja ka ngulur këmbë se ligjet do të zbatohen.

Sistemi i qeverisjes në Bosnje e Hercegovinë – vend me rreth 3.1 milionë banorë – është ndër më të ndërlikuarit në botë.

Që nga Marrëveshja e Dejtonit për paqe, e cila u nënshkrua në vitin 1995 dhe i dha fund luftës në Bosnje, vendi përbëhet nga Federata Boshnjako-Kroate dhe Republika Sërpska e dominuar nga serbët etnikë, nën një qeveri të dobët qendrore.

Derisa Republika Sërpska mund të miratojë ligje për çështje të brendshme, ligjet dhe institucionet në nivel shtetëror mbeten mbi të gjitha, sipas kushtetutës.

Duke shpjeguar arsyet për miratimin e një kushtetute të re, ministri i Drejtësisë në RS, Millosh Buklloviç, tha se qëllimi është që të “përmirësohet rendi kushtetues dhe të harmonizohet kushtetuta me sovranitetin e Republikës Sërpska”.

“Miratimi i kushtetutës së re fillimisht është i nevojshëm që të ofrojë siguri ligjore, efikasitet të institucioneve dhe ruajtjen e kompetencave kushtetuese të RS-së, në përputhje me pozicionin e saj të përcaktuar nga Marrëveshja e Paqes e Dejtonit dhe Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës”, tha Buklloviç.

Ai shtoi se kushtetua aktuale e RS-së është miratuar në “rrethana specifike” dhe gjatë dekadave të fundit ka pësuar shumë ndryshime, “shumë nga të cilat ishin të imponuara, kundër vullnetit të institucioneve dhe qytetarëve të RS-së”.

“Ndryshime të tilla kanë shkelur rendin kushtetues dhe kanë dobësuar sovranitetin institucional”, tha Bukelloviç.

Deputeti dhe lideri i Listës së Drejtësisë dhe Rendit në opozitë, Nebojsha Vukanoviç, u bëri thirrje deputetëve që të mos marrin vendime për kushtetutën e re, pasi kjo është një “lëvizje shumë e rrezikshme” që synon mbrojtjen e Millorad Dodik.

“Dhe ju doni të ndryshoni të gjithë kushtetutën në ditëlindjen e liderit tonë (Dodikut). Do të lini pasoja katastrofike. A ka njeri që mund t’i thotë atij në fytyrë se po gaboni? Ju na urreni për të vërtetën”, tha Vukanoviç.

Para nisjes së seancës plenare, përfaqësuesi i Lartë i bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt, u bëri thirrje deputetëve që ta “parandalojnë sulmin ndaj rendit kushtetues të Bosnje e Hercegovinës”.

Drafti për kushtetutën e re të RS-së paraqet shkelje të marrëveshjes për paqe dhe asaj të Bërçkos, dhe i vë të dyja në rrezik, shkroi Schmidt në X.

Në po të njëjtën seancë, deputetët do të diskutojnë edhe për krijimin e një gjykate të posaçme dhe të një zyreje prokuroriale për “mbrojtjen e rendit kushtetues”.

Seanca udhëhiqet nga Nenad Stevandiq, kryetar i Asamblesë Kombëtare të RS-së, ndaj të cilit Prokuroria e Bosnjës ka lëshuar një urdhër për ndalim në mënyrë që të merret në pyetje.

Urdhër i tillë është lëshuar edhe ndaj presidentit të RS-së, Millorad Dodik, dhe kryeministrit të këtij entiteti, Radovan Vishkoviç.

Seanca e Asamblesë Parlamentare të RS-së vjen pas një sërë vendimesh që entiteti serb i Bosnjës i mori në ditët e fundit, pasi presidenti i saj Millorad Dodik u dënua më 26 shkurt nga Gjykata e Bosnjës me një vit burgim dhe iu ndalua ushtrimi i detyrës së presidentit për gjashtë vjet.

Asambleja Parlamentare e Republikës Sërpska miratoi ligje më 27 shkurt të cilat ndalojnë punën e Gjykatës, Prokurorisë, Agjencisë Shtetërore të Hetimeve (SIPA) si dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor e Prokurorial të Bosnjës në territorin e këtij entiteti.

Dodik i dekretoi këto ligje më 5 mars.

Por, dy ditë më vonë, Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës i shpalli jokushtetuese këto ligje, duke i pezulluar përkohësisht, ndërsa pritet t’i ndalojë ato përfundimisht pas një shqyrtimi të plotë.

Sekretari amerikan i Shtetit Rubio tha më 8 mars se veprimet e Dodikut përbëjnë kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e Bosnje e Hercegovinës, si dhe i minojnë institucionet shtetërore të saj./REL

Posted Under:
Aktualitet Bota
Tagged:
Sërpska Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

AfD kallëzon penalisht kancelarin Merz: Deklaratat për spastrim etnik janë kriminale!

më shumë...

“Do të ta pres kokën”, kërcënoi mësuesen e të birit, arrestohet 47-vjeçari

më shumë...

Rast tronditës në Evropë! Kuajt e garave të droguar përfunduan në thertore, mishi i tyre në treg

më shumë...

“Kam probleme me zemrën, më lironi”, gruaja e Maduros kërkon të dalë nga burgu

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

2:06

GJKKO në mbrojtje të magjistratëve, padi kundër...

1:50

AfD kallëzon penalisht kancelarin Merz: Deklaratat për...

1:37

“Do të ta pres kokën”, kërcënoi mësuesen...

1:36

Përmbyset makina e futbollistit të njohur, ja...

1:19

Protesta e banorëve të Patos-Marinzës për qiratë,...

1:03

“Nuk ka nder më të madh se...

12:55

Ndërpritet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës,...

12:47

Gjykata e Durrësit kërkesë për sigurim padie,...

12:40

Plagosja e tre të rinjve në Durrës,...

12:33

Rast tronditës në Evropë! Kuajt e garave...

12:14

Afërdita hyn në Akrep më 10 shtator,...

12:06

Shiste cigare dhe fishekzjarrë kontrabandë, arrestohet pronari...

11:59

Vrau 24-vjeçarin në derë të shtëpisë, lihet...

11:57

“Kam probleme me zemrën, më lironi”, gruaja...

11:44

Rekord i frikshëm në Greqi, 324 raste...

11:35

Ngushtica e Hormuzit në fokus, ministrat e...

11:08

Arrestohet pronari i një hoteli në Krujë,...

11:06

Shqipëria firmos marrëveshje të reja me Gjermaninë,...

11:00

“Nuk do të ngrihet Bordi i Transparencës...

10:53

“Kemi analizuar tregun”, ministrja Ibrahimaj tregon në...

Më të klikuarat

  • “Kredi me interes zero për shtëpitë nën 60 mijë euro...
  • Largohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari
  • “Do të kalojë në stolin tim bashkë me mua”, Rama zyrtarizon...
  • Ndryshime në qeveri, Ervin Demo zëvendëson Besfort Lamallari...
  • Parashikimi i motit për ditën e premte
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.