Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka folur pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Ai ka bërë me dije për çafrë është diskutuar në mbledhje dhe tha se të gjithë kanë mbajtur një qëndrim vetëkritik.

Lexo edhe :

Related Posts

“Ne kemi bërë një mbledhje të gjatë me diskutime të shumta nga shumë anëtarë të asamblesë dhe ka qenë një mbledhje pune dhe në një mbledhje pune ka ballafaqime me fakte dhe opinione të mbledhura në një process shumë kapilar që ne kemi nisur. Ka shqetësime që vijnë nga organizata të ndryshme të partisë dhge këto janë diskutuar. Ka pasur një qasje vetëkritike nga të gjithë sëbashku duke filluar nga unë. Mos i besoni shumë mënyrës si rrjedhin gjërat sepse duhen verifikuar në burim. Jemi shumë të kënaqur nga kjo mbledhje sepse kanë dalë shumë gjëra për të marrë parasysh, kemi miratuatr planin e veprimit për periudhën 15 shkurt -15 mars kur fillojnë zgjedhjet në gjithë organizatën tonë politike. Më 16 mars do të mbledhim asamblenë tonë në Durrës dhe më pas do të hyjmë në proces për zgjedhjet që parashikohet të përfundojnë më 15 prill dhe më pas përgatitemi për zgjedhjen e anëtareve të Kongresit. Jemi një funksiojn të objektivit që në zgjedhjet e ardhshme të marrim fitoren më shembullore”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *