Nga java që vjen, PS do fillojë fazën e përzgjedhjes së kandidatëve për garën e kryetarëve të rinj në rrethe.

 

Në përfundim të punimeve të Asamblesë së PS, Sekretari i Përgjithshëm i PS nënvizoi se PS do të kurorëzojë riorganizimin e saj me fitoren e madhe të zgjedhjeve vendore.

 

“Pjesa e dytë e sesionit është një mbledhje organizative ku u diskutuan dhe u prezantuan ndryshimet në aktet rregullarore të PS , në udhëzimet e reja që do të bëjnë të mundur fillimin e këtij procesi të riorganizimit që e bëmë publike dhe dje unë personalisht, por dhe sot kryeministri dhe kryetari i partisë në lidhje me procesin ku po hyn PS deri në periudhën e zgjedhjeve vendore. Pasi stacioni i madh politik i joni dhe që jam i bindur do të kurorëzohet me një sukses të madh elektoral do të jenë zgjedhjet vendore të vitit tjetër. Kështu që pjesa e dytë ku media nuk ishte prezente kishte të bënte më shumë me pjesën organizative ku u miratuan të gjitha aktet, u miratuan disa vendime të domosdoshme për funksionimin e partisë dhe mbledhja u mbyll me sukses ku nuk pati asnjë lloj kundërshtimi dhe u miratuan të gjitha aktet siç ishin përgatitur nga grupi i punës. Këtë javë fillon procesi dhe zbritja në terren e komisionit i cili do të merret me procesin e identifikimit të kryetarëve të Partisë Socialiste, të kandidatëve, një proces i hapur për çdo anëtar partie që e ndjen të nevojshme të drejtojë PS vendore dhe ku do të ketë platformë komunikimi dhe mbi të gjitha paraqitje nga ana e tyre e gjithë vizionit të drejtimit të partisë në të gjitha nivelet vendore”, tha Gjiknuri.

 

Ai bëri të ditur se shumë shpejt do të nisë puna dhe për krijimin e strukturës së koordinatorëve elektoralë.

 

“Ngritja e Sekretarrit Ekzekutiv në niel vendor do të përfundojë deri në periudhën e fund qershorit dhe fillimit të korrikut. Do të kemi të gjithë strukturën e re qoftë politikë, qoftë menaxheriale administrative në të gjitha degët e Shqipërisë dhe më vonë që është faza tjetër e programit politik të PS, do të jetë krijimi i strukturës së koordinatorëve elektoralë, ngritja e platformës së koordinimit elektoral dhe ndërtimi i procesit për zgjedhjet e ardhshme vendore nga ana e strukturave të PS, por tashmë dhe me forca të shtuara që janë koordinatorët elektoralë. Pak a shumë këto janë vendimmarrjet e marra dhe unë këto doja të ndaja me ju sot”, tha Gjiknuri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *