Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar lëvizjet e fundit në radhët e Partisë Socialiste, pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë. Shkarkimin e Damian Gjiknurit nga posti i sekretarit të Përgjithshëm të PS, Berisha e cilëson si sinjal të qeverisë në mënyrë që ai të mund të arratiset.

 

Berisha vijoi akuzat ndaj qeverisë, duke e konsideruar mbledhjen e sotme si takim me dyer të mbyllura të mafies shtetërore.

 

“Asambleja  e mafies më të rrezikshme u mbyll siç edhe filloi, nën flakët e djegësave. Mund të thuhet se nga ky zhvillim 50 minutësh, është se djegësat po përcëllojnë me flakët e tyre ndonëse nuk janë ndërtuar, mazhorancën mafioze të Edi Ramës. Mafia shtetërore më e rrezikshme në Europë u mblodh me dyer të mbyllura, pasi vendi është në flakë , pasi prokuroria speciale në një dosje 310 faqe, ka tronditur si një tërmet 8 ballë, mafien më të rrezikshme të Europës. Ka sjellë edhe njëherë në skenë për publikun shqiptar dhe ndërkombëtar, vjedhjen e shekullit dhe të gjithë organi-gramën e piramidës së vjedhjes së shekullit, me në krye Edi Ramën. Ajo dosje që rëndon, mund të quhet dosja Ahmeti. Në çdo fjalë, kuptim apo nënkuptim ajo është dosja Rama, Agaçi, Veliaj dosja Damiani që u flak sot si Arben Ahmetaj, natyrisht me këshillën për t’u arratisur”, tha Berisha.

Damian Gjiknurit u shkarkua nga posti i sekretarit të Përgjithshëm të PS, vend të cilin e zuri Blendi Klosi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *