Asambleja e Përgjithshme e OKB miratoi me 141 vota pro rezolutën e propozuar nga SHBA dhe Shqipëria që dënon Rusinë për pushtimin e Ukrainës dhe kërkon që Moska të ndalojë luftimet e të tërheqë forcat e saj ushtarake.

Hera e fundit që Këshilli i Sigurimit thirri një seancë urgjente të Asamblesë së Përgjithshme ishte në vitin 1982. Tridhjetë e pesë anëtarë përfshirë Kinën abstenuan dhe vetem pesë vende, mes tyre Rusia, Siri dhe Bjellorusia votuan kundër.

Kryeministri Edi Rama, në një reagm pas votimit, u shpreh se Rusia hyn në periudhën e vetmisë më të madhe të historisë së saj me vetëm 4 vende ultradiktatoriale që i qëndrojnë në krah! Sipas Ramës, vota e Serbisë kundër Rusisë unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin.

Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë detyruese, por ato kanë peshë te madhe politike.

Ambasadorja e SHBA në Kombet e Bashkuara Linda, Thomas-Greenfield në fjalimin e saj deklaroi se Rusia ka shkatërruar infrastrukturën kritike, duke përfshirë ujin e pijshëm dhe gazin për miliona njerëz dhe duket se po përgatitet të rrisë brutalitetin e fushatës së saj kundër Ukrainës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *