Reth 50 banore te njesise administrative Seman ne bashkine e Fierit dolën në protestë këtë të hënë.

Shkak u bë mungesa e ujit të pijshëm dhe atij për vaditjen e tokave bujqësore. Ata kërkuan një zgjidhje nga ana e autoriteteve ndërsa u përplasën dhe me deputeten e zonës, Adelina Rista. 

Sipas banorëve, problemi me ujin në këtë zonë vijon prej disa vitesh. Ata kërkuan një zgjidhje sa më të shpejtë pasi nuk mund të vijojnë të jetojnë në këto kushte.

Problemin e mungesës së ujit në këtë njësi administrative e vuajnë nëntë fshatra. Sipas bashkisë, shkak për këtë situatë është bërë bllokimi i kanalit të ujit nga ana e banorëve të fshatit Hamil. Autoritetet bën gjithashtu me dije se në lidhje me këtë çështje po punohet edhe me policinë me qëllim zgjidhje e problematikës së krijuar prej disa vitesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *