E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

As në Maqedoninë e Veriut nuk hyni dot lirisht, ja dokumentet që ju duhen

Me ardhjen e vjeshtës dhe shtimit të rasteve me Delta, vendet iu rikthyen masave kufizuese në kufi. Lëvizja drejt Maqedonisë së Veriut tani është e kushtëzuar me disponimin e certifikatës së vaksinimit.

 

Reklamë

Ata që nuk janë të vaksinuar, duhet të kryejnë testin PCR jo më vonë se 72 orë nga udhëtimi ose testin e shpejtë antigen jo më vonë se 48 orë.

 

Masat e reja kanë hyrë në fuqi këtë të mërkurë (1 shtator), ndërsa Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë njoftoi se ata që do të udhëtojnë tranzit për në Maqedoninë e Veriut, duhet të plotësojnë një deklaratë në pikat e kalimit kufitar.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë