Fillimi i muajit mars u solli Elita Rudit dhe këngëtarit të njohur, Gjiko, dhuratën më të bukur të vitit, fëmijën e tyre të dytë. Që nga ai moment Bota, emri me të cilin çifti vendosi të pagëzojë vajzën e tyre, është kthyer në epiqendrën e jetës së prindërve të famshëm, por më shumë mami Elitës, e cila e ekspozon vazhdimisht në rrjete sociale.

Vogëlushja rritet dita-ditës dhe ndjekësit e moderatores janë kureshtarë të dijnë se kujt i ngjan ajo. Në shumicën e rasteve, të vegjlit tarshëgojnë tiparet e prindërve të tyre, por ja që ky rregull nuk vlen për Botën. Elita ka publikuar në Instagram një foto të nënës së saj teksa mban në krahë vogëlushen dhe ngjahsmëria me styre është e pabesueshme. A nuk mendoni edhe ju të njëjtën gjë?/ Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *