Subscribe

“ArTurbina” hapi mbrëmjen e se dielës dyert për të mirëpritur festivalin mbarëkombëtar të teatrove. Për 7 ditë me radhë do të ngjiten në skenë 14 trupa nga të gjitha trevat shqiptare.

 

Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj tha se ky është një investim i rëndësishëm për kryeqytetin.

 

“Jam shumë i lumtur që ne, si Bashki e Tiranës, iu bashkuam financimit për kthimin e festivalit. E dini fare mirë, sa herë që do të bësh diçka ndryshe, has atë valën e parë të histerisë, që thonë: Ore, njerëzit s’kanë bukë të hanë, ç’është kjo që financojmë teatro? Por, unë besoj se duhet t’i përgjigjemi një pyetje: Njerëzit jetojnë vetëm me bukë? Pra, a është teatri gjithashtu ushqim? A është muzika ushqim? Po filmi? Unë besoj se në një qytet të mirë do të duhet të ketë një menu që mbush jo vetëm stomakun, por edhe shpirtin, kokën, me libra, aktivitete e festivale”

 

Veliaj deklaroi se shumë shpejte kryeqyteti do të ketë edhe një godinë të re për Teatrin Kombëtar. Aii bëri apel që të lënë pas histerinë, për t’i hapur rrugë zhvillimit.

 

 “Ka ardhur koha që të jemi më pak të marrosur, më pak histerikë, më pak entuziastë për llaçin e tullën dhe më shumë të frymëzuar nga arsyeja e vërtetë se pse ne po i bëjmë këto ndërtesa. Bëhen për njerëzit, për t’u shijuar e përjetuar nga njerëzit, për të frymëzuar njerëzit. Me më pak shqetësim për llaçin, tullat, arkitektët e inxhinierët, për tallashin dhe gjithë vjetërsirat dhe me më shumë angazhim, të mund të financojmë teatro si ky që do shohim sot”.

 

“TAG” ishte Komedia e para që shqiptare që u ngjit në skenën e teatri “Arturbina” për te çelur festivalin mbarëkombëtar te teatrove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *