Subscribe

Skena e re artistike “Turbina” ka hapur dyert. Edhe pse më herët, në të janë zhvilluar disa aktivitete, tanimë ArTurbina është gati të mirëpresë të gjithë artistët, jo vetëm ata të arteve vizuale, por edhe aktorët e teatrit kombëtar, ata të operas, baletit dhe ansambit të këngëve dhe valleve popullore.

 

Të pranishëm në përurimin e kësaj skene të re ishin kryeministri rama dhe ministrja e kulturës kumbaro që kanë çelur dyert së bashku me shumë artistë.

 

Skena më e re artistike e  kryeqytetit merr jetë tek ish laboratori hidroteknik, përballë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”. Nga një vend I braktisur e I rrënuar prej vitesh “Turbina”  do të jetë jo vetëm shtëpia e Teatrit Kombëtar, por edhe e artistëve të Operas dhe Baletit apo atyre të skenës së pavarur artistike.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *