E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Artizanët e Beratit dhe Krujës sjellin panairin e përbashkët/FOTO

Pedonalja e Beratit është shndëruar në një atmosferë festive ku protagonistë kanë qënë këtë të martë artizanët e Krujës dhe të Beratit.

Aktiviteti i përbashkët u organizua nga Bashkitë e Beratit dhe Krujës me mbeshtetjen edhe të Fondacionit Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe Qendrën Kombëtare të Muzeumeve Berat.

Kësisoj u organizua një aktivitet për të promovuar disa prej vlerave kulturore të dy prej qyteteve më historike të Shqipërise: Beratit dhe Krujës.

20 artizanë krutanë  u paraqitën në këtë panair me punimet e tyre karakteristike për zonën e Krujës që nga sixhadet, bizhutë apo punime të plisit dhe veglave muzikore tradicionale .

Reklamë

Po kështu dhe artizanët beratas paraqitën mjaft punime në zeje apo punët e dorës ndërsa nxënësit e shkollës artistike “Ajet Xhindole” plotësuan kuadrin me punimet e tyre në pikturë apo gdhëndje në dru.

E gjith kjo panoramë që ka për skenë bukurinë natyrore të lagjes muzeale “Mangalem” u ndërthur me tingujt e këngëve të bukura Krujës dhe të Beratit .

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë