Subscribe

Situata e Covid-19, ka bërë që regjisori Bujar Alimani të jetë i ndarë dhe larg nga familja e tij, që jeton në New York. Ai tashmë po kujdeset për nënën e moshuar dhe ditët e izolimit po i kalon në Orikum.

 

BUJAR ALIMANI

REGJISOR

Amerikanët nuk u frikesuan sespe i besojnë shumë sitemtit të tyre shëndetësor, dhe nuk ka qenë fare frikë, unë kam familjen  atje kam bashkeshorten dhe vajzën në New York në zemrën e të keqes, atje janë më lirë njerzit edhe lëvizin me masa mbrojtëse, lëvizjet në New York janë shumë të mëdha, njerëzit janë të ndërgjegjësuar nëse nuk kanë punë nuk dalin jashtë, janë ndërgjegjësuar, janë furnizuar shumë,  flasim për 10 milione njerëz.

 

Sopranoja Enkeleda Kamani, e cila jeton në Itali por së fundmi është kthyer në Shqipëri, thotë se tashmë e ka kuptuar se kërcënimi nga korionavirusi është i madh, pasi humbi edhe njërin nga kolegët.

 

 

 

Ditët e izolimit  kanë bërë që Bujar Alimani të mendoje për një projekt të ri filmik, që do të bazohet në historitë personale të njerëzve, që janë prekur nga situata e virusit.

 

 

Për soprano Enkeleda Kamani kur situata të mbaroje,  arti do të jetë prehja e njerëzve pas ditëve të vështira.

 

ENKELEDA KAMANI

SOPRANO

Unë mendoj se Italia ka marrë një goditje shumë të fortë dhe do t’i duhet kohë që ta marri veten, por besoj se arti do t’i duhet për t’ju rikthyer realitetit, arti që unë bëj ka lidnur në Itali, por do të marri kohën e duhur për tu rregulluar kjo situatë.

 

Artistët thonë se izolimi u ka shërbyer për tu gjendur më pranë familjes.

 

ARTISTET RREFEJNE IZOLIMIN

PERGATISIN PROJEKTE PER RIKTHIMIN PAS PANDEMISE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *