Subscribe

Gjatë aktivitetit “Mural Fest”, artistë nga 15 vende të Europës, patën mundësi të njiheshin me kryeqytetin dhe me punimet e tyre të lënë gjurmë në fasadat e Tiranës. Kryebashkiaku Veliaj pa nga afër punimet e realizuara dhe e cilësoi një eksperience fantastike.

 

Erion Veliaj: “Këta artistë fantastikë na kanë ndihmuar me artin e rrugës në Tiranë, kanë bërë grafiti, kanë dhënë mesazhe politike, disa herë radikale, disa herë provokuese. Tirana ka pasur një traditë shumë të mirë nga vitet 2000- 2011, në kohën e Edi Ramës, ku ngjyrosja e pallateve, lyerja e tyre me ngjyra, përcjell diçka ndryshe nga grija që kemi trashëguar, nga koha e Luftës së Ftohtë dhe gjithë trashëgimia sovjetike e komuniste, për t’i dhënë ngjyrë qytetit. Ka qenë një eksperiencë fantastike, po e ringjallim atë përvojë”.

 

Veliaj shtoi se kjo nismë do të kthehet në një traditë për kryeqytetin.

 

Erion Veliaj: “Shumë prej fasadave me artistë shqiptarë e të huaj, i kanë dhënë qytetit më shumë shije. Minimalisht do të kemi më pak ndotje estetike, por do kemi edhe një bisedë të re që do të nisë me provokimet artistike. Jam këtu që t’i falenderoj me gjithë zemër, që na kanë nderuar, dhe besoj se kemi filluar një traditë të cilën do ta përsëritim çdo vit, me artistët tanë, për t’u siguruar që Tirana e ruan reputacionin si qyteti i ngjyrave”

 

Përmes projektit “MuralFest”,  bashkia synon të promovojë artin në hapësira të ndryshme publike ku fasadat shërbejnë si galeri për artistët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *