Artistët te grupuar ne aleancën për teatrin dhe qytetarë e anëtarë të shoqërisë civile u grmbulluan serish ne bulevardin kryesor per te protestuar kundër prishjes se teatrit kombëtar.

 Edhe kjo proteste u mbështete edhe nga opozita e bashkuar, lideri demokrat Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi moren pjese ne tubim, por nuk kane mbajtuar fjalime pasi artistët kanë kërkuar që protesta e tyre  të mos  politizohet.

Qindra qytetarë mbanin ne duar pankarata kunder qeverise.

Artistët e cilësojnë shembjen e teatrit si sulm terrorist, ndërsa thonë se do të kerkojnë drejtësi nga institucionet e hetimit nderkombetar.

 “Ta rikthejmë teatrin kombetar aty ku ka vendinm, kerkojme nga drejtesia te zbardh sulmin terrorist, mbi artistet, intelektualet, kemi video që do kerkojmë drejtësi, jemi kocke e forte, kemi rezituar 23 muaj”, tha Robert Budina.

Gjatë protestës është firmosur një peticioion nga qytetaret ku është kerkuar ndërtimi i një godine të ere në të njëjtin vend dhe me te njëjtin projekt me godinën 82-vjecare e cila u shemb. 

Protesta e Aleances per Teatrin eshte mbikëqyrur nga nje numer i madh forcash policie te cilat ishin pajisur edhe me kundragaz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *