Subscribe

Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare aktori i njohur i humorit, Gëzim Kruja.

 

Humoristi shkodran ka lindur në 4 dhjetor 1939, ndërsa karrierën e tij artistike e ka filluar që në moshën 13-vjeçare. Në vitin 2010, ai u vlerësua me titullin “Mjeshtër i Madh”.

 

Kruja ka interpretuar mbi një mijë role në skeçe të ndryshme, ka shkruar 15 komedi, 10 recitate dhe 2 libra me monologë gazmor. Në vitin 1979, ai mbaroi studimet në Institutin e Larte Pedagogjik, dega Gjuhë dhe Letërsi në Shkodër.

 

Aktori vuante prej kohësh nga disa probleme shëndetësore, duke i munguar skenës dhe artit shqiptar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *